
Një 31 vjeçar nga Vlora është ekstraduar nga Interpol Parisi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për trafik të lëndëve narkotike.
Autoritetet policore franceze pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Policinë Shqiptare arrestuan brenda një kohe të shkurtër 31-vjeçarin J.B. nga Vlora.
Gjykata e Krimeve të Rënda kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për J.B. për veprat penale “Trafikim i narkotikëve", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Pjesëmarrje në organizatat kriminale".
J.B., në bashkëpunim me të tjerë persona akuzohet për trafikimin e një sasie lënde narkotike kanabis sativa në Itali në vitin 2017, e cila u gjet e fshehur në një kamion të ngarkuar me paleta. (A2 Televizion)