Antidroga në Britani, 2 mijë mesazhe sensibilizimi përdoruesve të një bande shqiptare

Nga A2 CNN
13 Tetor 2019, 17:14 | Kronikë
Antidroga në Britani, 2 mijë mesazhe sensibilizimi përdoruesve

Policia britanike u ka dërguar mesazh 2 mijë klientëve të një bande shqiptare të drogës duke u ofruar mbështetje për sa i përket abuzimit të tyre me drogën. Numrat u gjetën në dy celularë të sekuestruar nga një rrjet shqiptar i krimit të organizuar.

Sipas raportimeve të “The Times”, forca të shumta policore kanë vënë në shënjestër përdorues të rregullt të drogës. Ne mesazh shkruhej se shpërndarësit ishin arrestuar dhe se klientët po kontaktoheshin për t’u ofruar ndihmë.

Një “link” në mesazh, i cili është klikuar 1,852 herë në Britani ofron këshillim dhe mbështetje për përdoruesit e substancave narkotike. Policia e Londrës gjurmoi 12 shqiptarë që u kapën me 1.2 kg kilogramë me vlerë 144,000 paund, dokumente identiteti të rreme dhe 20,000 euro.

Ndër të tjerë, drejtuesit e bandës, Bledar Ponari, 28 vjeç dhe Fjoralb Fera, 21 vjeç, kishin tetë korrierë që shpërndanin drogë përmes celularit. Pak kohë më parë, ata u dënuan me nga 5 vite heqje lirie.

Detektivi Lee Johnson, që udhëhoqi hetimin 8-mujor, tha se përdoruesit e drogës nuk janë të vetëdijshëm se po ushqejnë krimin e dhunshëm dhe skllavërinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos