Të mbledhur rreth tryezës në dritën e qiririt, kështu e festuan Krishtlindjen ushtarët ukrainas

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2022, 10:10 | Bota

Pavarësisht ecurisë së luftës, ushtarët ukrainas kanë mundur që të festojnë Krishtlindjen.

Disa foto të shpërndara nga ushtria e Ukrainës tregojnë një grup ushtarësh të mbledhur rreth tryezës në vigjilje të Krishtlindjes.

Nuk dihet se në çfarë vendi u mblodhën ushtarët, por ajo që bie në sy është se tryeza është e ndriçuar nga qirinjtë pasi dihet tashmë që Ukraina ka probleme të furnizimin me energji elektrike për shkak të shkatërrimit të infrastrukturës nga bombardimet e rusëve.   

Kujtojmë se të paktën 16 persona kanë mbetur të vrarë të shtunën në rajonin e Kherson-it, sipas zyrtarëve ukrainas. Mes tyre përfshihen ata që humbën jetën nga bombardimet e së shtunës në mëngjes, si dhe tre punonjës të ekipeve të shpëtimit që u vranë ndërsa çminonin zonën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/24/krishtlindja-e-ushtareve-te-frontit-ukrainas-nen-ankthin-e-bombave/

A2 CNN Livestream

Latest Videos