Të mos e mohojmë, procesi i zgjerimit ka mbaruar. Pranimi i fakteve do ta bëjë më të lehtë që të ecim përpara më të sigurt

Nga A2 CNN
20 Shtator 2021, 18:49 | Politikë
Të mos e mohojmë, procesi i zgjerimit ka mbaruar. Pranimi i fakteve do

Nga Gjergji Vurmo, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

Përgjatë dekadës së fundit kemi pretenduar vazhdimisht se zgjerimi është i rëndësishëm për Bashkimin Europian, dhe rezultati ishte një tallje në bisedimet për anëtarësim me Serbinë dhe Malin e Zi.

Pretenduam se kishin fuqi transformuese, edhe kur Bashkimi Europian u shtrëngonte dorën autokratëve në rajon dhe madje edhe brenda vetë kufijve të vet. Rezultati është që autokratët u bashkuan kundër BE-së dhe kundër përpjekjes sonë për demokraci në Ballkanin Perëndimor.

Nuk mund t’ia lejojmë më vetes të mohojmë atë që është e dukshme.

Procesi i zgjerimit nuk është në krizë, siç kemi debatuar prej kohësh. Por, ka mbaruar, të paktën deri sa Bashkimi Europian të zgjidhë një tjetër realitet të cilin e ka mohuar, problemet e veta strukturore, dobësimin e demokracisë brenda vetes dhe shtimin e ideologjive politike si dhe mbështetjes publike për to.

Nuk duhet t’i qëndrojmë besnik një procesi që nuk po jep më rezultate, por synimeve që kemi vendosur për këtë proces: paqja në rajon, demokracia dhe prosperiteti për qytetarët tanë. Për këtë arsye, Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për alternativa të reja për të lundruar në ujërat e turbullt të viteve 2020 dhe ndoshta ato të dekadës pasardhëse.

Pranimi i fakteve të lartpërmendura do ta bëjë më të lehtë për ne që të ecim përpara në mënyrë më të sigurt. Një BE që nuk harxhon energji për të qetësuar kundërshtarët e zgjerimit, por që u përkushtohet atyre për të zgjidhur sfidat e qeverisjes strukturore, do të sillte si rezultat një BE më të fortë dhe më të besueshme në sytë e qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sikurse BE ka nevojë që të merret me sfidat e veta, edhe ne në Ballkanin Perëndimor duhet të pranojmë që ka jetë përtej zgjerimit. Sidoqoftë, duhet të gjejmë një zgjidhje për një të ardhme që kalon përmes ndërtimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Një prej mësimeve më të rëndësishme nga dështimi në Afganistan është se tolerimi i korrupsionit, kapjes së shtetit dhe dobësimit të sundimit të ligjit vret jo vetëm demokracinë, por edhe të gjithë vendin.

Në vitet e ardhshme duhet të merremi me konsolidimin e de demokracive tona në një kontekst të ri të marrëdhënieve dhe mbështetjes nga Bashkimi Europian. Do të ishte katastrofë nëse nuk e bëjmë këtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos