“Të mos lejojmë që universitetet të shkojnë drejt greminës”

Nga A2 CNN
20 Tetor 2022, 12:44 | Aktualitet
“Të mos lejojmë që universitetet të shkojnë drejt

Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, në protestën e sotme deklaroi se “është momenti që të ngrihemi dhe të mos lejojmë që universitetet të shkojnë drejt greminës”.

“Kështu si po shkon, do të ngelim pa studentë dhe pa auditorë. Sot është momenti që të ngrihemi dhe të mos lejojmë që universitetet të shkojnë drejt greminës”, deklaroi Kovaçi.

Ai i bëri thirrje rektorëve që të mbështesin protestën dhe të thërrasin Konferencën e Rektorëve, ndërsa pati disa fjalë edhe për kryeministrin Edi Rama.

“Meqë më ka dhënë famë duke më përmendur, i them që jam i zgjedhur nga Këshilli Drejtues deri në vitin 2023 dhe do i përfaqësoj ata që më kanë zgjedhur. Sandër Kovaçin e njohin të gjithë, që nga shkolla 8-vjeçare. Shkollën e mesme e kam mbaruar në konvikt, me nota maksimale. Ai (Rama) mendon që ka të bëjë me injorantë. Mos të shqetësohet se kush është në krye të sindikatës”, tha Kovaçi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/19/dita-e-trete-e-bojkotit-te-pedagogeve-kovaci-nuk-ka-shans-te-na-shkarkojne-gjate-protestes-kemi-mbeshtetjen-e-studenteve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos