Të pabarabartë para ligjit - 31 Minuta

Nga A2 CNN
31 Korrik 2023, 21:30 | 31 Minuta

Drejtësia nuk mund të konsiderohet e barabartë për të gjithë. Dhe kjo kuptohet nga vendimet alternative që jepen për të burgosurit, të cilët u janë drejtuar gjykatave për qëndrim në shtëpi dhe dënim me kusht.

Një i dënuar ndërroi jetë në pritje të shqyrtimit të kërkesës me anë të të cilës kërkoi të trajtohej me banesë.

Por nuk u mbajt i njëjti standard për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin raportet mjekësore të pa hetuara ashtu si dhe vendimi ende i pazbardhur nga gjykata e dërguan në shtëpi.

31 Minuta ju sjell këtë të hënë “Të pabarabartë para ligjit”! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos