
Pandemia ka sjellë ndryshime të forta në tregun e punës, duke shtuar numrin e të papunëve afatgjatë, ata të cilët prej më se një viti nuk sigurojnë asnjë të ardhur.
Numri i tyre, në raport me totalin e të papunëve nga mosha 16 deri në 64 vjeç ka arritur në 68.8 për qind, nivel ky ndjeshëm më i lartë se në tre vitet paraardhëse.
Problemi bëhet edhe më i madh nëse merret në konsideratë që shumica e të papunëve afatgjatë janë të kualifikuar dhe tërheqja e tyre nga tregu krijon problematika në cilësinë dhe sasinë e ofrimit të shërbimeve.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, më shumë se 11 për qind e të papunëve afatgjatë cilësohen si të dekurajuar dhe pa besim se mund të gjejnë një vend të përshtatshëm pune. (A2 Televizion)