Të përdorësh teknologjinë për të gjetur punë

Nga A2 CNN
6 Maj 2022, 21:13 | Ekonomi

Tomi Kalanxhi, ekspert teknologjie, i ftuar në “Business news” në A2 CNN, foli për mënyrën se si shqiptarët gjejnë punë nëpërmjet teknologjisë.

“Shqiptarët kanë që në vitin 2005 që përdorin teknologjinë për të gjetur punë. Të rinjtë punojnë “freelance” dhe i gjejnë punët nëpër portale. Do të shikoni shumë të rinj që do të punojnë në hapësira të përbashkëta, duke paguar një tarifë të caktuar”, shpjegoi Kalanxhi.

Ibsen Elezi

“Ajo që po ndodh tani, me njerëzit që nuk punojnë nga zyra, por nga shtëpia apo shtete të tjera, do t’i bëjë njerëzit qytetarë të botës. Edhe në Tiranë kanë ardhur shtetas të huaj vetëm për të punuar”, shtoi Kalanxhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos