
Sergio Ramos ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën e tij.
Sipas “Jugones”, kapiteni i Real Madrid është takuar dje me Presidentin e klubit, Florentino Perez dhe i ka komunikuar atij dëshirën për të mbyllur karrierën me fanelën e bardhë.
Ky takim erdhi disa ditë pasi Ramos i kishte kërkuar Perezit që të largohej falas nga madrilenët dhe të ikte në Kinë, ku i kishin ofruar një kontratë 3-vjeçare me 35 milionë euro në vit. Florentino nuk e pranoi këtë kërkesë.
Në takimin e dytë, duket se gjërat mes Presidentit dhe kapitenit të Realit janë sqaruar dhe Sergio Ramos do të vazhdojë të jetë në qendër të projektit. (A2 Televizion)