Të rinj e të armatosur, përplasje mes adoleshentëve në Lushnje

Nga A2 CNN
15 Gusht 2019, 17:42 | Kronikë

Policia në Lushnje ka arritur të parandalojë përshkallëzimin e një konflikti mes 3 adoleshentëve në fshatin Dushk të këtij qytetin.

Policia e Lushnjës mori informacion se në fshatin Dushk kishte ndodhur një konflikt fizik mes tre adoleshentëve. Pas marrjes së njoftimit policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se midis shtetasit A.M., 16 vjeç dhe shtetasve E.N., 14 vjeç dhe F.R., 14 vjeç, kishte ndodhur një konflikt për motive të dobëta. Gjatë konfliktit shtetasit E.N dhe F.R në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin qëlluar me mjete të forta shtetasin A.M.

Me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe të ndonjë ngjarjeje të mundshme kriminale, policia shoqëroi në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme adoleshentët, si dhe ushtroi kontroll në banesat e tyre.

Si rezultat i kontrollit, në banesën e shtetasit A.M u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik me një krehër dhe 9 fishekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos