
Shqipëria nuk e ka konfirmuar zyrtarisht praninë e variantit Omicron, por ekspertet thonë se jemi të rrezikuar njësoj si vendet e tjera. Ata bëjnë thirrje për respektimin e masave anti-Covid ndërsa tregojnë se ky variant është shumë më ngjitës se Delta.
As Shqipëria nuk do t`i shpëtojë variantit Omicron që po përhapet me shpejtësi në mbarë Europën. Aktualisht në vendin tonë është dominues mutacioni “Delta”, por ekspertët thonë se shumë shpejt do të mbizotërojë varianti i ri për shkak të transmetueshmërisë së lartë.
Të dhënat për variantin Omicron janë ende të paplota, por studimet më të fundit flasin për shenja më të lehta të sëmundjes dhe më pak vdekje prej tij.
Ndërkohë Shqipëria ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht praninë e variantit të ri me trasnmetueshmëri të lartë.
Megjithatë epidemiologu Alimehmeti tërheq vëmendjen për respektimin e masave anti-Covid, veçanërisht me afrimin e festave të fundvitit.
Instituti i Shëndetit Publik vijon të dërgojë mostra në laboratorët e referencës në Gjermani për të konfirmuar nëse Omicron është në qarkullim edhe ne vendin tonë. (A2 Televizion)