Kolonjë, fshati i harruar, Taçi pa ujë, as për të pirë dhe as për vaditje

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2021, 12:25 | Aktualitet
Kolonjë, fshati i harruar, Taçi pa ujë, as për të

Nuk është e tepërt të thuash që në ditët e sotme, në vendin tonë përplasen fort modernia dhe primitivja, jo vetëm si tendencë, por edhe si kushte të jetesës.

Në mënyrë të veçantë, fshatrat në ditët e sotme janë në pikë të hallit.

Këtë herë, ndalemi në Taçin e poshtëm të Kolonjës. Atje ku mbi 30 familje në këtë fshat jetojnë pa shërbimet bazë, më minimali uji i pijshëm, që mungon dhe nuk ka as për të pirë e as për t’u larë.

Në dy vitet e fundit këtyre banorëve që po tentojnë të mos braktisin vendlindjen e tyre, u kanë dëmtuar edhe kanalin e vaditjes, që e nisën për ta investuar dhe sot nuk funksionon as ai i vjetri.

Fshati Taç i Poshtëm është i prekur nga largimet, por ka edhe banorë të cilët kanë qëndruar dhe kanë investuar dhe e vetmja çfarë iu duhet është pak vëmendje që ata të vijojnë jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos