Të shkatërruar nga Covid-19, por thyejnë rregullat për të varrosur një kalë!

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 22:25 | Bota

Me qindra persona thyen izolimin nga pandemia në Indi për të marrë pjesë në “varrimin” e një kali, ndërsa numri zyrtar i të vdekurve në këtë shtet arriti në 300 mijë persona.

Policia doli me një deklaratë duke bërë të ditur se në shtetin jugor të Karnataka, qytetarët dolën të dielën për t’i bërë “nderimet” kafshës, e cila i përkiste një organizate fetare lokale.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale duken me dhjetëra apo qindra persona të cilët vendosin lule pranë trupit të kalit.

Policia theksoi se askush nga fshati ku ndodhi kjo ngjarje nuk do të lejohet të dalë të paktën për një periudhë 14 ditore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos