Të shtëna me armë pranë bazës ushtarake në SHBA, izolohet zona

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 22:23 | Bota
Të shtëna me armë pranë bazës ushtarake në SHBA,

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë një baze ushtarake në San Antonio të Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi u dha nga vetë faqja zyrtare e bazës së “Lackland” pa dhënë detaje të mëtejshme për ngjarjen.

Nga të dhënat paraprake nuk raportohen persona të lënduar, ndërkohë që e gjithë zona përreth ndërtesës ushtarake është izoluar totalisht.

Sipas mediave amerikane incidenti ndodhi shumë pranë dyerve të bazës dhe policia ka nisur kërkimet për gjetjen e personave përgjegjës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos