
Një sulm me armë zjarri ndodhi mbrëmë në një qendër tregtare në Greenwood të Indianas në SHBA. Autoritetet raportuan se për pasojë 4 persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.
Sipas raportimeve të mediave, mes viktimave është edhe autori i sulmit, i cili dyshohet se është goditur nga një shtetas i armatosur.
Autoritetet nuk kanë treguar ndonjë motiv dhe nuk e kanë identifikuar autorin e sulmit, por e kanë përcaktuar si "mashkull i rritur".
Qendra tregtare u evakuua, ndërsa kontrollet e skuadrës së bombave për një paketë të dyshimtë të gjetur në një nga tualetet, dhanë rezultat negativ. (A2 Televizion)