
Dy persona humbën jetën, ndërsa katër të tjerë u plagosën nga të shtënat në një qendër tregtare në Idaho të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ka bërë të ditur policia, duke raportuar se autori i dyshuar i sulmit është arrestuar dhe nuk ka të dhëna për kërcënime të mëtejshme.
Në mesin e të plagosurve ishte edhe një nga oficerët e përfshirë në përleshje me autorin e dyshuar. Nuk dihet ende motivi i kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)