
Disa të shtëna me armë pas një tentative vjedhje në një banesë kanë ndodhur pak më parë në lagjen 13 të qytetit të Durrësit, që përkon me zonën e plazhit.
Nga burimet paraprake njoftohet se pronari i banesës ku është tentuar vjedhja, 42 vjeçari Rexhep Terziu, ka mbetur i plagosur në këmbë. Personi është transportuar në urgjencën e qytetit, dhe sipas dëshmive është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, hajduti nuk ka mundur të kryejë vjedhjen dhe është larguar me shpejtësi, i kërkuar tashmë nga forcat e policisë. (A2 Televizion)