
Britania ka shpallur sanksionet e reja kundër sektorit të minierave në Rusi, që synojnë ndalimin e importeve të aluminit, diamanteve, bakrit dhe nikelit në një përpjekje për të kufizuar aftësinë e Moskës për të financuar luftën e saj në Ukrainë.
"Siç tregojnë sanksionet e shpallura sot, G7 mbetet e bashkuar përballë kërcënimit nga Rusia dhe e vendosur në mbështetjen e saj ndaj Kievit”, tha kryeministri britanik Rishi Sunak në prag të samitit të Japonisë.
Edhe Bashkimi Europian konfirmon se do të limitojë tregtinë e diamantëve rusë, si pjesë e sanksioneve të reja kundër pushtimit të Ukrainës.
Lajmi u dha nga presidenti i Këshillit, Charles Michel, i cili tha me ironi përpara shtypit se “diamantët rusë nuk janë përgjithmonë”.
Sipas të dhënave nga shërbimet e huaja, Rusia fiton miliarda dollarë nga shitja e gurëve të çmuar që tashmë mendohet se mund të përdoren për financimin e luftës. (A2 Televizion)