Të tjera telashe për Trump, ish-punonjësi ndryshon dëshminë: Më urdhëroi të fshij kamerat

Nga A2 CNN
23 Gusht 2023, 08:04 | Bota
Të tjera telashe për Trump, ish-punonjësi ndryshon

Ish presidenti Donald Trump është implikuar nga një prej punonjësve të tij në çështjen e dokumenteve të klasifikuara. 

Yuscil Taveras, drejtues e menaxher i IT, i identifikuar si punonjës i Trump në 4 dokumente ligjore, ka ndryshuar dëshminë e tij, menjëherë sapo ndryshoi avokat mbrojtës, njoftuan prokurorët.

Tani ai akuzon ish-presidentin dhe dy ndihmës të tij për përpjekje për të fshirë pamjet e kameras së sigurisë, thonë prokurorët e çështjes.

Aktualisht ish-presidenti 77 vjeçar, përballet me 40 akuza për këtë çështje. Ndërkohë 2 punonjësit e tjerë të tij, të akuzuar nga drejtori i IT, ndihmësi personal Ualt Nauta dhe punonjësi i mirëmbajtjes në vilën në Mar-a-lago, Carlos De Oliveira, janë deklaruar të pafajshëm.

Donald Trump akuzohet se pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ka marrë prej saj dhe ka fshehur në vilën në Florida, dokumente sekrete, sensitive dhe është përpjekur ta fshehë këtë krim, duke fshirë pamjet e kamerave të sigurisë, për të mos patur asnjë provë.

Drejtuesi i IT së Trump, Yuscil Taveras, në dëshminë përpara gjykatës këtë mars vazhdimisht përsëriti se kurrë nuk i është kërkuar nga Trump apo njerëzit e tij që të fshijë pamjet e kamerave të sigurisë në Mar-a-Lago por tashmë e ndryshoi dëshminë e tij dhe akuzon drejtpërdrejt Donald Trump.

Thotë se prej këtij të fundit i është kërkuar të fshijë çdo pamje ku duken kutitë e mëdha të mbushura me dokumente, brenda resortit luksoz.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/22/njesoj-si-te-burgosurit-e-tjere-brenda-burgut-amerikan-ku-pritet-te-dorezohet-donald-trump/
https://a2news.com/2023/08/22/trump-ne-truth-te-enjten-arrestohem-e-ben-nje-prokuror-ekstremist/
https://a2news.com/2023/08/21/presidencialet-ne-shba-trump-refuzon-te-marre-pjese-ne-debatet-e-partise-republikane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos