Të udhëhequr nga Greta Thunberg, 100 mijë persona në shesh për klimën

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2021, 22:17 | Bota

Rreth 100 000 persona kanë mbushur rrugët e Gllasgout, duke kërkuar më shumë masa sa i përket ndryshimeve klimatike.

Protesta e drejtuar nga Greta Thunberg kundër Cop26 ka patur edhe momente tensioni me policinë, sipas mediave britanike, duke çuar në ndalimin e 21 aktivistëve.

Thunberg ishte e pranishme në protestë, por nuk e mori fjalën për asnjë moment.

Paralelisht me këtë protestë të madhe, janë organizuar rreth 100 protesta të tjera në të gjithë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos