
Një 27-vjeçar me origjinë arabe sulmoi udhëtarët brenda një treni në Gjermani, duke plagosur 3 prej tyre. Të paktën 2 janë në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, raportoi “Bild”.
Autori i sulmit u arrestua nga policia, por hetuesit kanë përjashtuar pistën e një sulmi për motive terroriste, të paktën paraprakisht. “Bild” raportoi gjithashtu se atentatori kishte shfaqur çrregullime mendore.
Brenda trenit që po udhëtonte nga Regensburgu në Nyrenberg ishin 300 persona, por fatmirësisht nuk pati viktima, apo më shumë të plagosur. (A2 Televizion)