“Të varfër dhe të padëshiruar”. Masat kundër krizës, studentët ankohen për shpërfillje nga qeveria

Nga A2 CNN
9 Shtator 2022, 15:16 | Sociale

“Kemi studentë që i japin përparësi të ushqyerit dhe të shkretët nuk marrin një shishe dhallë apo shishe ujë, ka edhe nga ajo shtresë”, është kjo dëshmia e një shitëseje në një “fast food” të kryeqytetit.

Kur të ardhurat mbesin në vendnumëro e qiraja rritet me të paktën dy mijë lekë, shpenzimet kancelarike me 600 dhe transporti me 300 lekë, diku duhet kursyer.

Një alternativë mund të jetë edhe kjo menu modeste e sugjeruar nga një mensë në Qytetin Studenti në kryeqytet. “Studenti mund të marri edhe vetëm një makaronë dhe një qofte që kushton 1 mijë lekë (të vjetra)”, thotë shitësja. Studentë të tjerë, siç është Antigona kanë gjetur edhe një tjetër rrugë për t’iu kundërpërgjigjur krizës së çmimeve.

Të enjten qeveria njoftoi paketën e dytë të rezistencës për shkak të shtrenjtimit të produkteve, shërbimeve dhe krizës energjetike, por studentët nuk u përfshinë në të. Për të shprehur pakënaqësinë pas mospërfshirjes në paketën ndihmëse, aktivistë e studentë organizuan një protestë para Kryeministrisë.

Në shenjë simbolike, aktivistë e studentë vendosën në murin e Kryeministrisë edhe një çmim “Guinness”, dedikuar kryeministrit Rama si shenjë pakënaqësie ndaj politikave qeveritare për studentët dhe të rinjtë në përgjithësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos