Është mjaft e lehtë të arrihet higjiena për njerëzit që jetojnë në vitet moderne. Por, nuk ishte kështu kohë më parë. Në mesjetë, klasa e ulët rrallë bënte banjë, madje edhe kur laheshin, e gjithë familja përdorte të njëjtin ujë.
Plehu i krokodilit për kontrollin e lindjes
Në Egjiptin e lashtë, gratë përdornin plehun e krokodilit për kontrollin e lindjes. Disa fakte që datojnë që nga viti 1850 tregonin gratë që merrnin pleh krokodili, duke i kthyer në fishekë të vegjël dhe duke e vendosur brenda vaginës.
Lyerja e fytyrës me të bardhë
Si një modë që filloi me Elizabeta I në Angli; femrat i lyenin fytyrat e tyre të bardha, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës. Megjithatë, ky grim përmbante një bollëk plumbi, i cili e helmonte personin.
Veshja e të njëjtave rroba gjatë gjithë vitit
Moda në shekullin e 19-të nuk ishte edhe aq e zhvilluar. Vetëm klasa e lartë kishte një veshje të ndryshme për çdo ditë. Pjesa tjetër e shoqërisë duhej të kënaqej me një veshje gjatë gjithë vitit dhe po i njëjti rregull zbatohej edhe për të brendshmet.
Letra higjienike u përdor për herë të parë nga kinezët
Kinezët ishin të parët që përdorën letër higjienike, por ajo nuk u përhap në mbarë botën deri në vitin 1857. Përpara kësaj date, shumica e njerëzve përdornin gjethe, lecka të thata, lecka të lagura të ngjitura në shkopinj, apo edhe duart e tyre.
Stilimi i flokëve nga femrat në vitet 1920
Në vitet 1920, nuk kishte ende shufra për kaçurrela. Gratë i bënin vetë hekurat e tyre për kaçurrela duke përdorur boshtet e rrumbullakëta hekuri me doreza druri të ngrohura mbi qymyr. Nuk kishte kontroll të temperaturës në këtë metodë dhe për këtë arsye flokët e grave digjeshin shpesh. Përveç erës së flokëve të djegur, femrat që kishin pamjen që dëshironin, nuk i lanin për ditë të tëra.
Larja e fytyrës me urinë si sekret i rinisë
Gratë fisnike të shekullit të 17-të lanë fytyrat e tyre me urinë për të ruajtur rininë e tyre dhe për të përfituar nga vetitë e saj antiseptike.
Truri i ngrirë i miut në vend të pastës së dhëmbëve
Në kohën romake, njerëzit përdornin trurin e miut të grirë në vend të pastës së dhëmbëve. Po kështu, ndërsa egjiptianët përdornin piper të grimcuar dhe kripë.
Nxirja e dhëmbëve për të treguar pjekuri e qytetërim
Një trend i vjetër bukurie që sot nuk ka kuptim është nxirja e dhëmbëve. Tradita ishte e zakonshme në kulturat japoneze dhe vietnameze, dhe dhëmbët e zinj besohej të ishin një simbol i pjekurisë dhe qytetërimit. Procesi përfshin përdorimin e një përzierje kimikatesh për të gërryer smaltin e dhëmbëve dhe për t'u dhënë atyre një pamje të zezë me shkëlqim. Ndërsa kimikatet mbronin teknikisht dhëmbët nga prishja, ato gjithashtu shkaktuan dëme serioze të pakthyeshme. (A2 Televizion)








