
Katër shfaqje të Kosovës janë bërë pjesë e kalendarit artistik të teatrit tonë kombëtar gjatë këtij muaji. Trupa të tërë artistësh kanë mbërritur në Arturbina për të dhënë, por edhe për të ndjekur shfaqjet teatrale, ngjarje artistike që kanë bërë bashkë edhe ministrat e kulturës nga të dyja vendet.
Ndonëse javët ndërkombëtare të kulturës na bënë më shumë se kurrë bashkë gjatë nëntorit, edhe për shkak të festave, Kosova dhe Shqipëria kanë vendosur të mos presin aq gjatë për t’u takuar artistikisht.
Artistë të shumtë nga Kosova kanë mbërritur në Tiranë për të performuar.
Shfaqja "Fausti" me autor dhe regjisor Fadil Hysaj, por njëkohësisht me motive nga "Fausti" i njohur i Gëtes dhe i Marlosë, ka qenë shfaqja që ka bërë bashkë edhe dy ministrat e kulturës, që më herët kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për shkëmbime të tilla artistike.
Ky shkëmbim artistik mes dy teatrove nisi me 8 mars me shfaqjen Gratë, një ditë e shënuar për gjithë vajzat dhe gratë në botë, për të vijuar deri mbrëmjen e 11 marsit me Club Albania me regji të fatos Berishës që është Shfaqja e katërt artistët e teatrit të Kosovës performojnë në Tiranë. (A2 Televizion)