Kategoria Superiore, Kukësi fluturon drejt Europës, ndalet Teuta

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 16:24 | Aktualitet
Kategoria Superiore, Kukësi fluturon drejt Europës, ndalet Teuta

Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, për të kaluar nga zona e mbijetesës në garën për një vend në kupat e Europës.

Kukësi fitoi 2-0 me Bylisin, duke vijuar marshimin që ndryshoi sezonin, i cili nisi keq dhe rrezikonte të ishte fatal. Golat e Rashitit dhe Taipit i dhanë veri-lindorëve suksesin që i ngre përkohësisht në vendin e pestë në renditje, me 34 pikë.

Në anën tjetër, Bylisi fundoset nga kjo disfatë dhe mbetet në vendin e parafundit në klasifikim. Vetëm barazim pa gola në sfidën ndërmjet Kastriotit dhe Teutës, me durrsakët që nuk arritën të përfitonin nga avantazhi numerik në fushë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos