Teatri Kombëtar, Mazniku: Ndërtesa aktuale ka degraduar

Nga A2 CNN
1 Gusht 2019, 09:40 | Politikë
Teatri Kombëtar, Mazniku: Ndërtesa aktuale ka degraduar

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku, shoqëroi anëtarë të Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës për t’u njohur me projektin e ri të Teatrit Kombëtar dhe situatën e godinës.

Sipas Mazniku, në projektin e ri për Teatrin, sipërfaqja në të cilin ndodhet ai do të mbetet po e Teatrit, madje shtoi Mazniku, Teatri Kombëtar do të përfitojë edhe 8 mije metra katror më shumë ndërtesë.

Nënkryetari i Bashkisë shtoi se ndërtesa aktuale, për shkak të vjetërsisë së saj, nuk ka asnjë mundësi për t’u restauruar pasi vetë materialet që janë përdorur, kanë degraduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos