
Bilanci më i rëndë ditor i valës së re të koronavirusit nuk regjistrohet në Shtetet e Bashkuara, as në Bashkimin Europian, dhe as në Brazilin që deri më tani shihej si vendi më problematik në botë, por në Azinë e Largët.
Indonezia ka kaluar Brazilin në këtë bilanc tragjik, duke regjistruar në 24 orët e fundit 56757 raste, ndërkohë që shqetëson shumë veçanërisht numri i madh i viktimave, 1205 në një ditë.
Edhe pse vetëm ditën e djeshme janë kryer 2.4 milionë vaksina, Indonezia ka arritur të vaksinojë vetëm 11% të popullsisë së saj prej 270 milionë banorë, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë vaksinuar 53% të popullsisë, dhe BE-ja 48%.
Vendi i katërt më i populluar në botë ka regjistruar më shumë se 2.7 milionë raste, dhe më shumë se 70 mijë viktima në total, por shifrat po rriten në mënyrë shumë të shpejtë javën e fundit, ku mesatarja i ka kaluar 40 mijë të infektuarit. (A2 Televizion)