
Dhjetëra shtetas shqiptarë që për shkak të pandemisë Covid-19 u bllokuan në Greqi, janë gjobitur kur kanë dalë nga territori grek. Gjoba e vendosur nga policia kufitare ka qenë për tejkalim të kohës së qëndrimit përtej tre muajve, që iu lejohet qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen.
Gjobat kanë variuar nga 600 deri në 1200 euro për person. Këto masa administrative janë vendosur në një kohë kur qeveritë e dy vendeve kishin rënë dakord që të mos penalizonin shtetasit shqiptarë që për shkak të situatës së pandemisë ishin bllokuar në Greqi.
Ndërkohë, gjatë orëve të fundit ka nisur edhe futja në Greqi e punëtorëve sezonalë nga Shqipëria në bazë të marrëveshjes së arritur pak kohë më parë mes dy qeverive. (A2 Televizion)