
Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë nesër në mëngjes në orën 9 një manifestim për të solidarizuar me personat e arrestuar gjatë protestave kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Sipas organizatorëve, personat janë arrestuar padrejtësisht “për përpjekjen e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, dhe kanë ushtruar të drejtën e tyre për të mbrojtur vlerat e trashëgimisë kulturore”.
Manifestimi do të kryhet në Tiranë përpara Gjykatës së Tiranës, Dhoma Penale, pranë ish-stacionit të trenit.
Ndër të arrestuarit figuron edhe një prej liderëve të lëvizjes në Shqipëri, Boiken Abazi. (A2 Televizion)