Punonjësi i ujësjellësit bie në greminë në Malin e Çikës

Nga A2 CNN
28 Qershor 2022, 11:35 | Aktualitet
Punonjësi i ujësjellësit bie në greminë në Malin e

Një punonjës i Ujësjellësit të Himarës mësohet se ka rënë në një greminë në Malin e Çikës.

Shtetasi në fjalë ka qenë duke punuar në burimet e ujit të Çikës. Sipas informacioneve zona është e izoluar por ka akses deri në një pikë për të shkuar me makinë.

Mësohet se një helikopter është nisur nga Tirana, por terreni është shumë i vështirë për realizimin e këtij operacioni.

Të dielën një grup prej katër alpinistësh ranë në humnerë në zonën e Valbonës, në lartësi mbi 2300 metra, por fatmirësisht pas disa orësh u shpëtuan dhe u evakuuan me helikopter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos