All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Telashe me policinë gjermane për basistin e "Pink Floyd", u shfaq në koncert i veshur si oficer i Hitlerit

Nga A2 CNN
26 Maj 2023, 13:27 | Showbiz
All - Paragraf - 1

Performanca në skenën e përshtatur në arenën “Mercedes Benz”, javën e kaluar, në Berlin do t’i kushtojë shtrenjtë basistit të grupit legjendar "Pink Floyd".

Policia gjermane ka nisur një hetim për Roger Waters, duke e akuzuar për nxitje të urrejtjes pasi gjatë performancës ai kishte zgjedhur të vishej si nazist.

All - Paragraf - 3

79-vjeçari kishte veshur një pallto të gjatë, të zezë, të zbukuruar me shirita të kuq dhe shenja metalike në jakën e tij që të kujtonte një oficer SS, njësia që realizoi gjenocidin me 6 milionë hebrenj të vrarë gjatë Holokaustit.

Gjatë performancës, pankarta të stilit të Rajhut të Tretë u varën gjithashtu nga skena, ndërsa një derr i fryrë i zbukuruar me Yllin e Davidit qëndroi pezull mbi audiencën.

Dhe tani, policia e Berlinit ka thënë se po hetojnë waters për zgjedhjen e veshjes së tij pasi "mund të përdoret për të lavdëruar sundimin nazist".

All - Paragraf - 6

"Ne po hetojmë mbi dyshimin për nxitje të urrejtjes publike, sepse veshja në skenë mund të përdoret për të lavdëruar ose justifikuar sundimin nazist, duke prishur kështu paqen publike", tha zëdhënësi i policisë Martin Halweg.

Waters është një aktivist i njohur pro-palestinez, i cili është akuzuar se ka pikëpamje anti-hebreje. Në koncertet e tij javët e fundit, si pjesë e turneut të tij "This is Not a Drill", ai ka përdorur derrin e fryrë të zbukuruar me Yllin e Davidit.

Gjatë koncertit javën e kaluar, një ekran pas Waters shfaqi emrat e Anne Frank dhe Abu Akleh, një gazetare e Al Jazeera që u qëllua për vdekje vitin e kaluar teksa raportonte për një sulm të Forcave të Mbrojtjes izraelite në një kamp refugjatësh palestinezë.

All - Paragraf - 9

Ndërkohë, shoqata rabinike hebreje-ortodokse e Gjermanisë ka bërë thirrje për ndalimin e Waters-it të performojë në Gjermani, por rokeri vazhdon të mohojë se ai është antisemitik dhe se flet vetëm kundër politikës izraelite. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos