Teleskopi hapësinor bën zbulimin: Sateliti i Jupiterit i mbushur me avull, në 2024 misioni për ta arritur

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 14:31 | Teknologji
Teleskopi hapësinor bën zbulimin: Sateliti i Jupiterit i mbushur me

Një tjetër zbulim i rëndësishëm, që mund të sqaroj edhe më shumë strukturën e sistemit tonë diellor, dhe mundësitë e një udhëtimi afatmesëm drejt tyre.

Teleskopi hapësinor Hubble, që financohet nga NASA, Agjencia Hapësinore Europiane dhe ajo kanadeze, ka zbuluar se në një prej satelitëve të akullt të Jupiterit, Europa, paraqet një sasi domethënëse uji në formë avulli.

Diçka që habiti disi astronomët, nga momenti që fenomene të tilla e kishin konstatuar edhe në satelitin tjetër të Jupiterit, Ganimete. Shkencëtarët  nuk mendonin se diçka e tillë, veçanërisht një përhapje e tillë, do të gjendej në një trup qiellor pak më të vogël se Hëna jonë, dhe që paraqitet shumë më i  ftohtë se Ganimete.  

Studimi ka marrë parasysh vrojtimet me ultraviolet nga viti 1999 deri më tani, dhe evidentoi edhe një dukuri tjetër të habitshme. Uji i avullt ndodhet vetëm ne hemisferën që ndodhet në drejtim të kundërt me orbitën e tij ,për arsyeje ende jo të zbuluara.

Studimet i paraprin një mision eksplorues dhe kësaj radhë aspak teorik në ketë satelit, që pritet të nisë në 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos