Lajme të mira për Bruno Telushin. Mesfushori i Partizanit vizitoi sot shokët në prag të sfidës kundër Luftëtarit. Lojtari plot temperament ka filluar tashmë rekuperimin pas dëmtimit të rëndë kundër Teutës.

Në atë ndeshje, Telushi pësoi një dëmtim të rëndë duke u shtruar në spital, ku pas disa ekzaminimeve doli në pah një problem me mushkëritë.
Lojtari iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, i cili doli me sukses dhe tani pritet vetëm rekuperimi i plotë i tij, një element tejet i rëndësishëm për Partizanin. (A2 Televizion)