Temperaturat ranë në -59 gradë Celcius këtë javë në rajonin më të ftohtë të banuar në botë, ku veshjet e lagura ngrijnë brenda disa sekondash. Por, sipas banorëve të qytetit siberian Yakutia, është ende “dimër i butë”.
Mësuesja e shkollës së zonës, Galina Davydova, ka treguar se si rrobat që ka nderë jashtë kanë ngrirë duke u kthyer në skulptura akulli.
Ndërkohë, guida lokale German Arbugaev hedh poshtë mitin se vodka nuk mund të ngrijë. Në temperatura -40 gradë ai krijon edhe skulptura me makarona të ngrira. (A2 Televizion)