Temperaturat ekstreme, si po e përballojnë amerikanët të nxehtin përvëlues?

Nga A2 CNN
18 Korrik 2023, 14:51 | Aktualitet

Amerika po përjeton një ferr të vërtetë këtë verë, me temperaturat në atë që njihet si Lugina e Vdekjes, që pritet të vendosin një rekord të ri, në 54 gradë Celsius. 52 gradëshi është arritur tashmë. Por sa pritet të zgjasë ky ferr, a janë amerikanët më të mësuar se ne për ta përballuar vapën? Ndoshta kanë edhe kushtet më të përshtatshme…por e sigurtë është që në Amerikë, është shënuar viktima e parë nga I nxehti I këtij korriku. Bëhet fjalë për një burrë në Houston, që vdiq në spital pasi kish qëndruar në shtëpinë e tij, pa ajër të kondicionuar. Victor Ramos ishte 67 vjec. Dhe zemra e tij nuk e përballoi dot valën e fundit të të nxehtit. Si duket situata në spitalet amerikane? Dhe a janë shtuar emergjencat? Pyesim sot mjekun kardiolog Sulejman Çelaj, drejtori i Departamentit të Kardiologjisë në Bronx të Nju Jork. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos