Një moment tensioni është regjistruar në protestën homazh në nder të 7 vjeçares Jonada Avdia e cila po mbahet në Tiranë.







Pjesëmarrësit në protestën bën thirrje për grumbullimin e tyre në sheshin pas Ministrisë së Brendshme, por hasën në rezistencën e kordonit të policisë, që ishte vendosur aty për ruajtjen e godinës.
Protestuesit kërkojnë drejtësi për 7 vjeçaren e vrarë në mes të detit nga një skaf i fuqishëm që drejtohej nga një efektiv policie dhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, asaj të Turizmit dhe Drejtorit të Policisë.
Momenti i tensionit nuk shkoi më tej në protestë, e cila po vijon paqësisht. (A2 Televizion)