
Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ishte sot në familjen që humbi vajzën 7-vjeçare.
Ai tha se vizita e tij nuk duhet te keqinterpretohet dhe se ishte aty për ngushëllime.
“Vizita ime sot nuk dua të keqinterpretohet. I shpreha familjes ngushëllimet për humbjen tragjike të fëmijës. Kam ardhur si prind, si qytetar. Përveçse çfarë ka ndodhur dhe vështirësive, i mirëkuptoj dhe i falënderoj që ngjyrime të caktuara i kanë lënë mënjanë. Janë duke vuajtur gjithë çfarë ndodhi”, tha Nano. (A2 Televizion)