Tensione në Mitrovicë, dy shok-bomba shpërthejnë në oborrin e një shtëpie në veri

Nga A2 CNN
16 Korrik 2023, 11:39 | Kosova
Tensione në Mitrovicë, dy shok-bomba shpërthejnë në

Dy shok-bomba kanë shpërthyer të shtunën në oborrin e një shtëpie në rrugën “Pop Angjelko Neshiq”, në veri të Mitrovicës. Policia ka informuar se nuk ka persona të lënduar nga shpërthimet e shok-bombave.

“Viktima femër kosovare ka raportuar gjatë natës në oborrin e shtëpisë së saj janë dëgjuar dy shpërthime. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas pamjeve të kamerave të sigurimit, vërehet se në oborrin e viktimës nga person/a, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba) ku si pasoj nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale.”, ka bërë të ditur Policia. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/23/dy-shperthime-gjates-ne-mitrovice/
https://a2news.com/2023/06/16/shperthime-te-fuqishme-prane-stacioneve-policore-ne-zvecan-dhe-mitrovice-te-veriut/

A2 CNN Livestream

Latest Videos