All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Tensione në qiell në Paqësor, avionët rusë pranë Japonisë, bombarduesit në ajër

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 15:41 | Bota
Tensione në qiell në Paqësor, avionët rusë pranë
All - Paragraf - 1

Rusia vijon të provokojë Japoninë. Qeveria e Tokios ngriti në ajër disa avionë lufte pasi zbuloi praninë e mjeteve fluturuese të Moskës “për mbledhjen e informacioneve” përgjatë brigjeve të saj në Oqeanin Paqësor dhe Detin e Japonisë. Këtë e konfirmoi ushtria e këtij shteti aziatik.

Një avion rus ka udhëtuar nga veriu i Japonisë për në Jug gjatë brigjeve perëndimore, ndërsa një avion tjetër ka kryer një itinerar të ngjashëm por nga krahu i kundërt.

All - Paragraf - 3

“Në kundërpërgjigje, janë aktivizuar bombarduesit e forcave ajrore të mbrojtjes së veriut dhe njësi të tjera”, thuhet në njoftimin e ushtrisë së Japonisë.

Më herët ka pasur edhe provokime të tjera nga ana e Rusisë, përfshirë këtu edhe stërvitjen e madhe ushtarake që zhvilloi në dy ishuj që pretendohen edhe nga Japonia. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos