Tërmet i fuqishëm në kufirin mes Panamasë dhe Kolumbisë, alarm për tsunami

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 14:12 | Bota
Tërmet i fuqishëm në kufirin mes Panamasë dhe

Një tërmet me magnitudë 6.6 Rihter është regjistruar, pak më parë, në kufirin mes Panamasë dhe Kolumbisë.

Lëkundja sizmike ka qenë tepër e fortë dhe ka shkaktuar panik te banorët e zonës, një pjesë e të cilëve kanë dalë nga banesat e tyre.

Autoritetet kanë lëshuar një alarm për tsunami pas lëkundjeve, ndërkohë që shumë banorë në zonat bregdetare u rekomanduan që të largohen.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte rreth 139 km në perëndim të qytetit Monteria, në një thellësi fokale 10 km. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos