Tensionet dhe integrimi, Presidentja e KE viziton vendet e Ballkanit Perëndimor

Nga A2 CNN
27 Shtator 2021, 14:08 | Ballkani
Tensionet dhe integrimi, Presidentja e KE viziton vendet e Ballkanit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do ta nisë turin e saj Ballkanik me një vizitë në Shqipëri.

 Ajo do të jetë nesër në Tiranë ku parashikohen një sërë takimesh. Më pas, do të drejtohet për në Maqedoninë e Veriut.

Të mërkurën, Von Der Leyen do të vizitojë Kosovën, ku sigurisht do të diskutohen tensionet e larta në veri. Po në të njëjtën ditë do të jetë dhe në Serbi, pala tjetër që nxit këto tensione.

Një ndalesë do të bëjë të mërkurën edhe në Mal të Zi. Turin ballkanik, presidentja e Komisionit Europian, e përmbyll të enjten në Bosnjë dhe Hercegovinë.

 Përpara vizitave, Von Der Leyen tha se Bashkimi Europian po fuqizon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor me një plan të ri investimi, me vlerë sa çereku i prodhimit të brendshëm bruto të rajont. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos