Tensionet me Rusinë, Ukraina shpall gjendjen e emergjencës, por jo në Donetsk dhe Luhansk

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 12:05 | Bota
Tensionet me Rusinë, Ukraina shpall gjendjen e emergjencës, por jo

Pas intensifikimit të tensioneve me Rusinë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Ukrainë, ka vendosur të shpallë gjendjen e emergjencës.

Zyrtari i sigurisë, Oleksiy Danilov, u shpreh se gjendja e emergjencës do të shpallet në të gjitha rajonet e vendit, përveçse në Donetsk dhe Luhansk, ku forcat ukrainase janë tashmë në luftë me separatistët e mbështetur nga Rusia.

Sipas Danilov, gjendja e emergjencës do të zgjasë 30 ditë, po fillimisht duhet të miratohet nga parlamenti ukrainas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos