Tensionet në Kosovë, Escobar dhe Lajçak vizitojnë Prishtinën e Beogradin

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 09:03 | Aktualitet

Kryeministri Albin Kurti priti në takim Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Vizita e dy zyrtarëve të lartë vjen në një moment tensionesh të larta mes Kosovës dhe Serbisë. Shumë pikëpyetje janë ngritur edhe mbi qëndrimin politik që po mban kryeministri kosovar Albin Kurti. Cilat ishin disa nga mesazhet kryesore që iu dhanë palëve? Gerta Zaimi, analiste e zhvillimeve ndërkombëtare, ishte e ftuar në “Dita Jonë” për këtë çështje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos