Vijojnë të jenë në nivelet më të larta tensionet mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve që shpërthyen javën e kaluar në xhaminë e shenjtë të Al Aksës, një ndër simbolet e fesë islame.
Mijëra besimtarë myslimanë kaluan pikat e kontrollit në Bregun Perëndimor për të qenë të pranishëm në lutjen e së premtes për Ramazanin në Qytetin e Vjetër, teksa autoritetet kishin vendosur radhë të ndara për burrat dhe gratë, të cilët u kontrolluan imtësisht përpara se të hynin në xhami.










Javën e kaluar u shënuan përleshje mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve në këtë vend kulti, ku qindra besimtarë u arrestuan. Autoritetet dyshonin se shumë besimtarë kishin fshehur armatime dhe mjete të forta dhe ndërhynë dhunshëm në ambientet e xhamisë.
Kjo përplasje u pasua me sulme me raketa nga militantët ndaj qyteteve izraelite, duke e detyruar shtetin hebre të bombardonte disa baza në Liban dhe Siri. (A2 Televizion)