Tensionet në Mesdheun lindor, Bashkimi Europian kërkon dialog me Turqinë

Nga A2 CNN
31 Gusht 2020, 17:52 | Bota
Tensionet në Mesdheun lindor, Bashkimi Europian kërkon dialog me

Bashkimi Europian i shtriu dorën e dialogut Turqisë, për të diskutuar lidhur me tensionet e fundit në Mesdheun Lindor. Por pati edhe kritika, teksa i kërkoi Ankarasë zyrtare që të frenohet nga veprimet e njëanshme që kanë rritur tensionet me Greqinë. 

“Vetëm me dialog dhe negociata, ju mund të arrini uljen e tensioneve dhe të ndiqni rrugën drejt stabilitetit dhe një zgjidhje të qëndrueshme, e cila është e nevojshme në marrëdhëniet tona, si fqinj dhe partner i Turqisë”, u shpreh Peter Stano, zëdhënës i shefit për politikë të jashtme.

Komentet erdhën pasi 27 ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian diskutuan javën e kaluar tensionet mes anëtarëve të bllokut, Greqisë e Qipros dhe Turqisë, vend aleat në NATO.

Qeveria e Ankarasë ka eksploruar për pasuri nënujore në Mesdhe, operacione të cilat janë zhvilluar në hapësira të kontestuara, duke nxitur protestën e Athinës dhe Nikosias. Luftanijet turke e greke rrethuan një anije eksploruese të Turqisë në fillim të gushtit duke ushqyer frikën për një përplasje të mundshme në Mesdhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos