Tensionet në veri të Kosovës, reagim i ashpër i Sekretarit amerikan, Blinken

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 08:04 | Kosova
Tensionet në veri të Kosovës, reagim i ashpër i Sekretarit

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken reagoi sërish në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, duke iu bërë thirrje palëve që të ulen dhe të punojnë paqësisht për një zgjidhje.

Diplomati e cilësoi të papranueshme dhunën ndaj gazetarëve dhe trupave të KFOR, teksa dënoi dhe vendimin e autoriteteve të Kosovës për të hyrë me forcë në institucione.

Gjithashtu, Blinken kërkoi dhe nga presidenti i Serbisë që të ulë nivelin e gatishmërisë së ushtrisë dhe të bëjë thirrje drejtuar qytetarëve serbë që të ndalin aktet e dhunës.

"Vendimi i qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave, i acaroi thellë dhe pa nevojë tensionet. Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij duhet të marrin masa që kryetarët e zgjedhur të komunave, t'i kryejnë detyrat e tyre të kësaj faze tranzicioni, në mjedise alternative, jo në ndërtesat e komunave dhe të tërheqin forcat policore përreth tyre.

Presidenti Vuçiç dhe qeveria e Serbisë duhet të ulin nivelin e gatishmërisë së forcave ushtarake serbe dhe t'i bëjnë thirrje banorëve serbë të Kosovës të mos kundërshtojnë KFOR-in dhe të mos kryejnë veprime të dhunshme", thekson Sekretari Blinken.

Më herët, kryeministri Albin Kurti një deklaratë të ngjashme të sekretarit Blinken e cilësoi si të nxituar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/30/u-kryqezua-nga-shba-kurti-reagon-per-situaten-ne-veri-demokracia-nuk-merret-dot-peng/
https://a2news.com/2023/05/30/ambasadori-i-shba-nese-kurti-smerr-masa-sdo-lobojme-me-per-njohjen-e-kosoves-si-shtet-i-pavarur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos