Tensionet vijojnë të rriten, Rusia i mbyll "rubinetin" e gazit Finlandës

Nga A2 CNN
21 Maj 2022, 10:03 | Bota
Tensionet vijojnë të rriten, Rusia i mbyll "rubinetin" e

Rusia ka ndaluar dërgimin e gazit në Finlandë pasi ky shtet refuzojë të kryejë pagesat në rubla, ndërsa aplikoi edhe për t’u anëtarësuar në NATO.

Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi që të gjitha pagesat për gazin rus të bëhen në rubla, në mënyrë që të lehtësojë sadopak sanksionet e vendosura nga Perëndimi pas pushtimit të Ukrainës.

Kompania gjigante ruse e gazit, Gazprom, tha se kishte ndaluar plotësisht dërgesat e gazit në Finlandë pasi nuk kishte marrë pagesat në rubla nga kompania shtetërore e Finlandës, Gasum.

Në fillim të këtij muaji, Rusia ndërpreu edhe dërgimin e energjisë elektrike në Finlandë, ndërsa më herët i kishte ndërprerë gazin edhe Bullgarisë e Polonisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos