Tensioni në Gaza, Hamasi hedh raketa drejt centralit bërthamor

Nga A2 CNN
12 Maj 2021, 16:36 | Bota
Tensioni në Gaza, Hamasi hedh raketa drejt centralit bërthamor

Vijon të përshkallëzohet situate në Gaza mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite.

Hamasi ka hedhur me qindra raketa drejt Izraelit, i cili ka shpallur gjendjen e emergjencë dhe ka aktivizuar sistemin e mbrojtjes ajrore.

Si pasojë e kundërpërgjigjes nga ushtria izraelit, raportohet se të paktën 40 persona kanë humbur jetën.

Së fundmi, raportohet se militantët e Hamasit kanë synuar të arrijnë me raketat e tyre dhe centralin bërthamor që ndodhet në Dimona.

Deri tani janë lëshuar rreth 15 raketa drejt kësaj zone nga brigadat Ezzedin Al Kassam, por asnjë prej tyre nuk ka vënë në rrezik kompleksin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos