
Të paktën 14 persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi fuqishëm që përfshiu një bankë në qytetin jugor të Karaçit në Pakistan.
Shumë të tjerë mbetën të plagosur rëndë, nga një shpërthim që mendohet se erdhi si pasojë e një rrjedhje gazi nga sistemi qendror i bankës.
Dëshmitarët deklarojnë se bilanci i viktimave mund të rritet më tej pasi nën rrënojat e bankës kanë mbetur dhjetëra persona të bllokuar.
“Ekipet tona janë në punë duke u përpjekur të përcaktojnë natyrën e shpërthimit, por me sa duket struktura është ndërtuar në një kanal gazi, i cili mund të jetë një shkak i mundshëm”, u tha gazetarëve oficeri i policisë Sarfaraz Nawaz. (A2 Televizion)