Tentoi të fluturojë ndonëse me Covid, farmacisti njofton policinë, boshatiset avioni

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 08:06 | Bota
Tentoi të fluturojë ndonëse me Covid, farmacisti njofton

Autoritetet italiane ndaluan një 51-vjeçar në Abruzzo të Italisë, i cili tentoi të hynte në avion, ndonëse ishte i infektuar me koronavirus.

Protagonisti i episodit, i cili ndodhi në aeroportin e Abruzzo-s, në Pescara, është një 51-vjeçar italian, banues në Belgjikë dhe banim në Montesilvano .

Burri iu nënshtrua një testi të shpejtë në një farmaci, jo shumë larg aeroportit. Para se të largohej, ai la të kuptohet se, pavarësisht rezultatit pozitiv, ai ende synonte të largohej. Në atë moment, farmacisti lajmëroi karabinierët, të cilët nga ana e tyre kontaktuan policinë kufitare në aeroportin e Pescara-s.

Policët, nga një kontroll në listat e pasagjerëve, zbuluan se burri kishte një rezervë në fluturimin për në Bruksel. Kur agjentët ndërhynë, ai sapo kishte hipur në avion. Në atë moment, të gjithë pasagjerët u zbritën për të dezinfektuar të gjithë hapësirën.

Burri i pavaksinuar, pas formaliteteve të zakonshme është shoqëruar në shtëpinë e tij dhe ndodhet në izolim. Në fund, fluturimi Pescara-Bruksel u nis me rreth një orë e tridhjetë minuta vonesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos